“Rrugorja” e Elbasanit “lëshon dorën” me gjobat, 18 shoferë të arrestuar për një muaj, mbi 8 mijë masa administrative

5 months ago 23

Policia Rrugore e Elbasanit ka arrestuar 18 shoferë prgjatë muajit maj dhe ka vendosur 8815 masa administrative pas kontrolleve intensive në  të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kontrollet intensive dhe monitorimi i vazhdueshëm në të gjitha akset e qarkut, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse, si edhe  intensifikimin e masave kundër çdo shkeljeje.

Si rezultat, gjatë muajit maj janë arrestuar në flagrancë 18 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, duke përdorur mjetet inteligjente gjatë këtij muaji  janë vendosur 8815 masa administrative, të ndara konkretisht:

4521 për shpejtësi mbi normat e lejuara;

568 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

720 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;

156 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;

38 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;

1350 për parakalime të gabuara;

320 për parkime të gabuara;

1142 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore./vizionplus.tv

Read Entire Article