Rrugorja e Gjirokastrës me “dorë të hekurt”, gjobit mbi 1500 drejtues mjetesh gjatë muajit shkurt

6 months ago 19
Reklamë

Policia Rrugore e Gjirokastrës ka bërë bilancin e muajit shkurt.

Sipas bluve të Gjirokstrës gjatë muajit shkurt janë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, janë proceduar në gjendje të lirë 3 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit, si dhe janë pezulluar 13 leje drejtimi.

Në këtë kuadër, gjatë muajit shkurt, janë ndëshkuar administrativisht në total, 1579 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

  • 369 drejtues mjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtrim me sinjalistikën rrugore;
  •  292 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
  •  129 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
  •  492 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
  •  297 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

“Kontrollet e shërbimeve të Policisë Rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllime: parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse”, njofton Rrugorja e Gjirokastrës.

Policia e Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre./vizionplus.tv/

Read Entire Article