Rusët goditën autokolonën e Zelenskyt gjatë vizitës së Mitsotakis në Ukrainë, kryeministri grek: Dëgjuam një shpërthim

6 months ago 22
Reklamë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Ukrainë.

Pas takimit kokë më kokë me Zelenskyn, dy liderët mbajtën një konferencë të përbashkët në portin e Odessës. Gjatë konferencës së përbashkët me Zelenskyn, kryeministri grek iu referua sulmit që ndodhi në autokolonën e presidentit ukrainas.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai tha: “Dëgjuam disa sirena dhe pak më pas kur po shkonim te makinat tona dëgjuam një shpërthim të madh. Për ne ky  është kujtimi më i mirë se këtu po zhvillohet një luftë e vërtetë. Çdo ditë.”.

Autokolona e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e cila ndodhej 150 metra larg delegacionit grek të kryesuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, u sulmua nga një raketë ruse në orën 11:43 të së mërkurës (6.3.2024).

“Ne jemi të gjithë mirë”, tha për protothema.gr Stavros Papastavrou, i cili ndodhet në misionin grek, ku përfshihen 8 persona përveç kryeministrit dhe sigurimit të tyre. Shpërthimi i fuqishëm në Odessa ka ndodhur pak para takimit të kryeministrit grek me presidentin ukrainas. Një alarm për sulm ajror u dha menjëherë në zonë.

Udhëtimi i kryeministrit në Ukrainë u bë i ditur herët në mëngjes, kur u tha se  Kyriakos Mitsotakis, para mbërritjes së tij në Bukuresht për konferencën e Partisë Popullore Evropiane, do të shkojë në Odessa për t’u takuar me presidentin ukrainas./vizionplus.tv

Read Entire Article