“Rusia kërkon luftë në Ballkan”, Osmani: Putini po përdor Serbinë për destabilizim, Kosova të forcojë mbrojtjen

2 months ago 19

“Rusia dëshiron të  hapë një front të ri kundër Perëndimit  duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor.”

Kështu u shpreh  presidentja e Kosovës  Vjosa Osmani në një intervistë për nje media polake.  Sipas saj është është thelbësore që Prishtina  të bashkepunojë me ndërkombëtarët për të ndalur veprimet destabilizuese.

“Dhe për këtë arsye, është thelbësore që Kosova të punojë krah për krah me aleatët, me partnerët nga bota demokratike, për t’u siguruar që ne të ndalojmë këto nisma destabilizuese nga Serbia, të ndihmuara dhe të nxitura nga Rusia, dhe në të njëjtën kohë të forcojmë mbrojtjen tonë në mënyrë që kur Serbia që ka qëllime për të na kthyer të gjithëve në të kaluarën, ne mund të vetëmbrohemi dhe të vazhdojmë të kontribuojmë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë e më gjerë”, tha Osmani. 

E pyetur se kush i shkaktoi tensionet mes dy vendeve, Osmani ka vetëm një adresë,”Beogradi  zyrtar”.

“Nuk është se Kosova dhe Serbia po kontribuojnë në tensione. Ka një vend që është Serbia që është kthyer në shtetin më të fortë të Putin-it në Evropë. Dhe pastaj është Kosova dhe vendet e tjera në rajon që janë vazhdimisht viktima të akteve të agresionit nga Serbia”, deklaroi presidentja. 

Presidentja e Kosovës shpreson që një ditë Ballkani Perendimor të bashkohet përfundimisht me BE-në dhe NATON. Ajo  theksoi se  parakushti për arritjen e këtij rezultati është trajtimi i Serbisë, të cilën e ka konsideruar si një shtet satelit të Rusisë./vizionplus.tv

Read Entire Article