Rusia sulmon shkollat dhe spitalet ukrainase gjatë natës, 12 viktima dhe dhjetëra të plagosur

8 months ago 37
Reklamë

12 persona janë vrarë dhe më shumë se 75 janë plagosur si pasojë e sulmeve me raketa të mëngjesit të sotëm në Ukrainë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se objektet arsimore, një repart materniteti dhe shtëpi private ishin ndër ndërtesat e goditura nga sulmet ruse në disa qytete të Ukrainës.

“Sot, Rusia përdori pothuajse çdo lloj arme në arsenalin e saj,” tha ai.”Gjithsej rreth 110 raketa u hodhën kundër Ukrainës, ku shumica e tyre u rrëzuan”, shtoi ai.

Zelensky theksoi se po bëhen përpjekje për të ofruar ndihmën e nevojshme për të prekurit dhe zotohet t’i përgjigjet sulmeve.

Si pasojë e sulmeve ruse gjatë natës janë vrarë 18 persona në Kiev, pesë në Dnipro, një në Lviv, Kharkiv dhe Zaporizhzhia. Po ashtu, autoritetet raportojnë për dhjetëra të plagosur, teksa shumë godina arsimore, shëndetësore apo banesa janë shkatërruar./vizionplus.tv/

Read Entire Article