Sa do të ndikojë zgjedhja e Belerit si eurodeputet në marrdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë? Barka: Duhet të prevalojnë interesat mes dy vendeve

3 months ago 6
Reklamë

Zgjedhja e Fredi Belerit si eurodeputet riktheu edhe njëherë vëmendjen te marrdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pas zgjedhjes së tij, Beleri pati edhe një telefonatë me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Micotakis, i cili e uroi.

Por sa do të ndikojë zgjedhja e Belerit si eurodeputet, në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë?

Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Vizion Plus të moderuar nga Aleksandër Furxhi, gazetari Panajot Barka theksoi se as ai nuk e ka të qartë se çfarë mund të ndodhë sot pas telefonatës Beleri-Micotakis, por për interesat e ngushta të dy vendeve, secila palë duhet të japë kontributin për të zgjidhur çështjen në interes të shteteve.

Siaps tij Rama nuk ka pse të presë vendimin e Gjykatës së Apelit, ndërsa  Fredi Beleri duhet të japë dorëheqjen nga pretendimi për kryetar bashkie për të zgjidhur këtë problem.

Pjesë nga biseda:

Aleksandër Furxhi: Pas kësaj që ndodhi, si mendon se do të ecin raportet mes Athinës dhe Tiranës, mes Edi Ramës dhe Micotakis?

Barka: Mes Ramës dhe Micotakis unë di që ka marrëdhënie shumë të mira. Unë nuk e di se çfarë do të ndodh pas telefonatës së sotme, që Micotakis bëri me Fredi Belerin. Unë them se kemi probleme të tjera për të zgjidhur. Rama nuk ka pse të presë vendimin e Gjykatës së Apelit, pasi ai është zgjedhur eurodeputet. Vetë Fredi Beleri duhet të japë dorëheqjen nga pretendimi për kryetar bashkie për të zgjidhur këtë problem. Edhe këtë herë do prevalojë interesi për marrëdhënie të mira midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe Fredi Beleri do të mbetet në histori si rast i veçantë dhe të ndihmojë në marrëdhënien mes dy vendeve.

Read Entire Article