Divorci i Elia Zaharias dhe Princ Lekës muajit e fundit ka qenë kryefjala e shtypit rozë dhe jo vetëm. Por mesa duket këtë çështje Elia e ka lënë pas.
Ajo ka publikuar sot në Instagram një foto me fustan të kuq ku duket mahnitëse dhe tejet e lumtur.
Postimi i saj vjen vetëm pak ditë pasi Princ Leka, ish bashkëshorti i Elias njëkohësisht zyrtarizoi romancën e tij të re me Blerta Celibashin gjatë një darke gala në Carpathia West Estate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mirëpo ajo që ra në sy përveç pamjes së Elias ishin edhe komentet pozitive të ndjekësve. Ata kanë komplimentuar Elian për pamjen edhe shprehen se ajo është Princesha e vërtetë e tyre.
“Sa mirë që u çlirove, ti je princesha jonë”, shkruan një komentues.