Salah jep lajmin e keq: Ky do të jetë sezoni im i fundit në “Anfield Road”

2 weeks ago 36
Reklamë

Një tjetër yll i futbollit ka lajmëruar largimin e tij nga fusha Anfield Road. Bëhet fjalë për Muhamed Salah, ylli i Liverpool, ka deklaruar sot pas fitores 3-0 përballë Manchester United në “Old Traford”, se ky do të jetë sezoni i tij i fundit.

Kam pasur një verë të mirë, kam pasur shumë kohë të qëndroj me veten dhe të mendoj pozitivisht, siç e dini ky është sezoni im i fundit në këtë klub. Dua vetëm ta shijoj. Nuk dua të mendoj për të, ndjej se jam i lirë të luaj football dhe do të shohim se çfarë ndodh vitin e ardhshëm. Askush në klub nuk ka folur me mua lidhur me kontratën, kështu që Ok, do të luaj sezonin e fundit dhe do të shikojmë në fund të sezonit. Nuk është në dorën time”, tha Salah

Liverpool refuzoi një ofertë prej 197 milion eurosh nga klubi Al Ittihad në Superligën e Arabisë Saudite për Salah në shtator të vitit të shkuar.

Edhe pse kontrata e Salah është në mbarim, pasi në qershor skadon, trajneri Arne Slot thotë se nuk do të diskutojë mbi situatën e lojtarit.

“Në këtë moment Salah është i yni dhe jam i lumtur që është njëri prej nesh’, thotë Slot. ‘Ai luajti mirë, por nuk dua të diskutojë për kontratën”,  shpreh Sloat.

Read Entire Article