Samiti për Ukrainën, Zelensky në Tiranë: Normalja e re për Putin, të kontrollojë fatin e kombeve

6 months ago 22
Reklamë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se normalja e re për Putinin është të kontrollojë fatin e kombeve.

“U falenderoj zoti Kryeministër për gjithë mbështetjen ushtrarake, humanitare dhe atë politike për Ukrainën. Falemindërit që keni organizuar këtë samit dhe na keni mirëpritur këtu. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë. U takuam në Athinë dhe tani në Tiranën mikëpritëse.

Kryeministër e vlerësoj së tepërmi mikëpritjen tuaj dhe mundësinë për të diskutuar së bashku për të forcuar vendet tona, rajonin dhe Europën. Tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjek Europa në breza të ardhshëm.

Tani Putini dëshiron të detyrojë kombet e tjera të bëjnë ashtu siç do ai, diktatet e vjetra të vendosin se çfarë bëjnë kombet e tjera. Prandaj është e rëndësishme për ne që Putini të humbasë.

Ne të gjithë duam që Europa të jetë ajo hapësirë kur ka pasur të tjerë që kanë përcaktuar të fatin e kombeve të tjera. Tani Putini kërkon të bëjë pikërisht këtë gjë. Duke detyruar kombet e tjera të bëjnë cfarë do ai. Kjo është normalja e re.

Nuk duhet të ketë Europë me dinjitete të ndryshme ndërkohë që kur dikush meriton paqen, dikush injorohet sepse nuk e ka. Ne besojmë se çdo komb në Europë që ruan parimet e komunitetit euroatlantik meriton të jetë pjesë e BE-së. BE dhe NATO i kanë ofruar Europës epokën më jetëgjatë të paqes dhe sigurisë.

U jam mirënjohës të gjithë udhëheqësve dhe kombeve që kanë pranuar formulën tonë të paqes dhe kërkojnë vendjen e saj në zbatim. Çdo udhëheqës, çdo shtet mund ta tregoj veten në këtë formulë paqe.

Ju ftojmë që të merrni pjesë në samitin global të paqes që do të mbahet në Zvicër.

Së treti, mbrojtja. Cdo komb mund tja dalë mbanë për të fituar mbi armikun. Të gërshetojmë përpjekjet tona.Jemi krenar që kemi mbi rreth 500 kompani që veprojnë mbi fushën e mbrojtjes, pro nuk mjafton kjo për të superuar Putinin. Ne propozojmë që të organizohet një forum i posaçëm midis Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor qoftë në Kiev apo në njërin nga vendet tuaja.

Sa i përket sigurisë së ushqimeve ne duhet të vazhdojmë marrëdhëniet tona të fqinjësisë së mirë. Gjithçka që na bën ne partner të mirë ngadalëson Putinin“- tha Zelensky.

Top Channel

Read Entire Article