Sapo kishte dalë nga burgu, shqiptari kapet në shtëpinë e barit me vlerë 170 mijë paund

2 months ago 33
Reklamë

Britani e Madhe – Një shqiptar, i cili kujdesej për një fermë kanabisi me vlerë mbi 170,000 £ u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, kur policia hyri me forcë në një shtëpi në Nottingham.

Shqiptari i identifikuar si Renato Kutrici kishte pak koh që ishte liruar nga burgu për të njëjtën veprë penale.

Avokatja mbrojtëse e 39-vjeçarit, Laura Pitman, tha në seancë se klienti i saj u përfshi në ndërmarrjen e paligjshme përmes një bande shqiptare, së cilës familja e tij i detyrohej para.

Dhe ajo tha se tani ai është “thjesht i dëshpëruar për të shkuar në shtëpi” te gruaja dhe tre fëmijët e tij.

Kutrici, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 10 muaj burg./vizionplus.tv

Read Entire Article