Seanca për Gërdecin në GJKKO, Mediu: Po tentojnë të mbyllin sa më shpejt procesin

5 months ago 21
Reklamë

Ditën e sotme u mbajt seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu në lidhje me çështjen e Gërdecit.

Mediu tha për mediat pas përfundimit të seancës në GJKKO se po tentohet të mbyllet procesi me shpejtësi.

 “Ashtu siç u kërkua thirrja e dëshmitarëve, prokuroria ka sjellë një volum shkresash pa përcaktuar asgjë. Por pa përcaktuar dhe përgjegjësitë e ministrit. U tha se ishte salduar një karrocë. I kërkuam prokurorisë që të na thotë se ku është përgjegjësia e ministrit në kuadër të shpërdorimit të
detyrës. Nëse nuk hyhet në thelb të së vërtetës, mendoj se është një proces që të kalohet te procesi i radhës. Sikur duan që të mbarojë seanca shpejt. Se çfarë ka ndodhur në Gërdec, njerëzit e dinë, se çfarë ka bërë ministri, atë duhet të faktojnë. Unë duhet të analizoj ekspertizën e amerikanëve. Ata kanë lënë 5 shkaqe në fuqi. Nuk u bë herën e parë, ndaj mendoj se duhen marrë në konsideratë të gjitha gjërat. Nuk merret ministri me çështjet e kalibrave. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm duhet të japë versionin e tij. Nuk është e vështirë që të gjendet adresa e tij në SHBA”, tha ai.

Kujtojmë se Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008. /vizionplus.tv

Read Entire Article