Florand Xhabej, 48 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi të Korçës, është arrestuar nga policia pasi posedonte në banesë lëndë narkotike me qëllim shitjen e saj.
Në kuadër të operacionit “Big Circles” u sekuestruan 22 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 automjet dhe 1 celular.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./vizionplus.tv