Sekuestrohet kompania “5D”, SPAK bllokon edhe shoqëri tregtare, apartamente dhe troje me vlera të mëdha

2 months ago 26
Reklamë

Prokuroria e Posaçme ka vendosur këtë të martë  masën e sekuestros preventive për kompaninë “5D Konstruksion” që dyshohet se ka përfituar miliona euro përmes tenderave abuzivë.

Në kuadër të dosjes “5D” janë nën akuzë disa ish-zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës: Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas SPAK, shumat monetare të përfituara në mënyrë të parregullt nga shoqëria “5D Konstruksion” që përbëjnë produkt të veprës penale, pjesërisht janë nxjerrë jashtë sistemit bankar nëpërmjet skemës së pagesave për punime fiktike duke u disponuar në gjendje “cash” nga pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare.

Më pas ato janë ri-investuar në aktivitetin e shoqërisë tregtare.

Ndër pasuritë e sekuestruara janë edhe shoqëria tregtare “Restur”, dy aprtamente, disa troje në Tiranë si dhe 24 përqind e kuotave në shoqërinë tregtare Mediterranean investment group” që po ndërton një hotel luksoz në Durrës.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, thotë spak, ndërkohë vazhdojnë hetimet për fakte të tjera penale apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e hetimeve të këtij procedimi.

Gjykata e Posaçme miratoi në mars të këtij viti 3 masa sigurie arrest me burg, për Redi Mollën, ish-Drejtor i Ujësjellës Kanalizime në Bashkinë Tiranë, Taulant Tushën, ish-Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Mariglen Qaton, ish-Drejtor Inspektoratit së Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë. Gjithashtu miratoi 6 masa të tjera sigurie “detyrim paraqitje”./vizionplus.tv

Read Entire Article