Sëmundjet e zemrës po prekin gjithnjë e më shumë të rinjtë, mjeku kardiolog: Faktorët dhe shenjat paralajmëruese! Kur duhet të shkojmë në urgjencë

2 months ago 30

Pesha që zënë sëmundjet kardiovaskulare të zemrës, ka pësuar rritje të ndjeshme me kalimin e viteve. Janë të shumta rastet në të cilat krizat e zemrës shkaktojnë vdekje të parakohshme ose gjymtim të organeve të trupit të njeriut.

Faktorët rriskues të këtyre sëmundjeve kanë filluar të shfaqen në masë edhe tek të rinjtë. Çelësi i eliminimit të këtyre sëmundjeve ka të bëjë me ndjekjen e vizitave dhe konsultave të rregullta te mjeku.

Kardiologu Taulant Gishto, ishte i ftuar në “7 pa5” në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova për të folur rreth kësaj problematike. Përveç faktorëve të tjerë të cilët ndikojnë në sëmundjet e zemrës, stresi dhe pagjumësia ndikojnë gjithashtu në shtimin e rasteve.

Taulant Gishto: Botës po i mëshohen një grup tjetër faktorësh. Një nga këta faktorë është stresi. Pagjumësia ndikon në hipertension dhe hipertensioni është shkaku bazë për sëmundje kardiovaskulare. Problemet e zemrës kanë një gamë shumë të gjerë, që nga çrregullimet e ritmit deri tek ato që prekin enët e gjakut të zemrës. Te pjesa e aritmive duhet të kemi parasysh që është ndjesia e të rrahurave. Kjo është një shenjë që mund të kemi ose një takikardi ose takiartimti. Në këto raste duhet të paraqitet në siptal dhe të bëjë një ekage. Shenjë tjetër është dhimja e gjoksit, e cila shtrihet në të gjithë gjoksin, shpatullën, krahun dhe dy gishtat e fundit. Një dhimbje e cila zgjat 5-10 minuta, por mund të shkojë dhe më shumë. Është një dhimbje që mund të provokohet në ngarkesë fizike. Është një dhimbje që shpesh herë përshkruhet sikur të peshon një elefant në kraharor, aq e rëndë është dhimbja që lidhet me infarktin e miokardit. Urgjenca është opsioni i vetëm.

Alkooli dhe sulmet në zemër

Taulant Gishto: Një pije mund të konsumohet në ditë, qoftë për burrat qoftë për gratë. Një sasi e vogël alkooli mund të ndikojë për mirë te sëmundjet kardiovaskulare. Kalimi i këtyre sasive kthehet direkt në armik kryesor.

Mund të parandalohen sëmundjet?

Taulant Gishto: Padyshim që po! Është më mirë të parandalosh se të trajtosh. Ne e kemi shumë kollaj që ta parandalojmë, sepse trajtimi ka ecuri të mirë dhe ecuri jo të mirë.  Rasti më i ri që ka pësuar infarkt ka qenë 27 vjeç. Ishte shumë e shëndetshme, pa probleme shoqëruese./vizionplus.tv

Read Entire Article