“Serbët të mos bojkotojnë regjistrimin e popullsisë dhe votimet”, BE apel për zgjedhjet në Veri

5 months ago 21
Reklamë

Bashkimi Evropian është shprehur kundër thirrjes që ka bërë Lista Serbe për bojkotimin e votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veriun e Kosovës.

Po ashtu, përmes një përgjigje dërguar mediave UNIONI ka shprehur keqardhje edhe për thirrjen që serbët të bojkotojnë procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë.

“Ne marrim në konsiderate shqetësimet e shprehura nga serbët e Kosovës lidhur me procesin për zgjedhjet e reja. Përkundër kësaj, ne i bëjmë thirrje Listës Serbe të rishqyrtojë vendimin për të mos marrë pjesë, pasi demokracia nënkupton pjesëmarrje dhe realizimin e të drejtës për serbët e Kosovës që të shprehin qëndrimet e tyre në kutitë e votimeve.”

Brukseli ka theksuar se është kyçe që të zhvillohen zgjedhjet lokale në katër komunat në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e serbëve pa parakushte.

“Zhvillimi i zgjedhjeve të reja për kryetarë komunash duhet të sigurojë qeverisje të plotë përfaqësuese në veri dhe të ndihmojë edhe në uljen e tensioneve. Votimi për shkarkim është hap në këtë drejtim.”

Më herët gjatë këtij muaji Lista ka beret e qarte se nuk do të marrë pjesë në votimin e 21 prillit, kur banorët në katër komunat në veri duhet të votojnë nëse duan apo jo të shkarkojnë kryetarët shqiptarë.

Për shkarkimin e qytetarëve duhen 50 % plus një votë . Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe gëzon mbështetjen e Beogradit./vizionplus.tv/

Read Entire Article