Sfida e luleve, kush “qëlloi në shenjë”, akuza për mashtrim dhe hile

6 months ago 19

Ditea nisi e para sfidën e dhënë nga Agai për të gjetur emrat e luleve në vazo.

Ajo ia doli me sukses të gjejë emrin e lules, por megjithatë nuk munguan as akuzat nga grupi kundërshtar.

Çiljeta pretendoi se ajo u ndihmua nga kryeplaku, Besi. Po ashtu, ky pretendim u mbështet edhe nga Mariana, e cila ironizoi grupin tjetër.

“Ju rrini të qetë se ju keni fituar. Bërtisni që tani para se të mbarojë loja edhe rrini rehat. Larg nga jeta jonë”, tha Mariana.

Agai është kujdesur të vendos në oborrin e fermës 50 vazo, ku fermerët të ndarë në dy grupe do duhet të gjejnë emrat e saktë, përkatësisht 25 lule për secilin grup.

Grupi i parë përbëhet nga Artemisa, Mariana, Elsa, Çiljeta, Gloria, Renisi dhe Valeri, ndërsa grupi i dytë përbëhet nga Dijonisi, Ditea, Flori, Albano, Gledisi, Baby G dhe Xhesika.

Sfida u fitua nga grupi i dytë , me vetëm një pikë diferencë./vizionplus.tv/

Read Entire Article