Sfida nga Agai/ Xhensila-Çiljetës: Dua të shoh pa përparëse, lëri të “vdesin” për bukë

5 months ago 38

Sfida e Agait ka vendosur përballë edhe Xhensilën me Çiljetën.

Xhensila ka dhenë përshtypjet e saj për lojën e Çiljetës brenda në fermë, ku i thotë të heq dorë nga kuzhina, e të përfshihet më shumë në lojë.

“Ke gjetur oazin tënd të qetësisë, që është kuzhina dhe deri diku ajo mospërfshirja jote…Ti je e para dhe e vetmja mbase që direkt do të sheshohen gjërat, edhe nuk lë, nuk po them të ekzagjërohen gjërat, gjithmonë brenda kornizave. Mbase nuk të intereson shumë të përfshihesh shumë tek debati i Xhensilës apo tek debati i X. Si lojtare do të më pëlqente të shihja pa përparse, të rrish ulur, siç rrim ne shumicën e kohës edhe t’i lije njëherë të vdisnin për bukë”, tha Xhensila për Çiljetën.

Nga ana tjetër, Çiljeta ndau opinion pozitiv për Xhensilën si personazh, ndërsa për lojën u shpreh se nuk e ka parë me vëmendje.

“Më dukesh një vajzë e çiltër. Mendoj që jeta të ka përballur me shumë sfida, edhe të ka bërë shumë të fortë. Ke qejf të flasësh për veten tënde, të tregosh gjëra. Je vajzë e fortë dhe shumë e zgjuar, nuk të shpëton gjë. Për pjesën si lojtare nuk di të them, se unë nuk hy të vras mendjen për punë loje. Kam ndjesi pozitive ndaj teje”, deklaroi Çiljeta për Xhensilën. /vizionplus.tv

Read Entire Article