Një sfidë nga Agai do të zhvillhet ditën e sotme në fermë.
Fermerët të ndarë në dyshe, do të japin përshtypjet për njeri-tjetrin, duke bërë kështu një zbërthim psikologjik për lojën dhe strategjitë e tyre brenda rrethimit të “Ferma VIP”.
“Fermerë, Agai ju sprovon me një lojë psikologjike. Publiku nga jashtë ju njeh edhe si personazhe, por edhe si lojtarë, pra si fermer. Ju vetë sa keni arritur të gërrmoni tek tjetri? Ndaj sprova për ju është zbërthimi psikologjik i njeri-tjetrit. Do të uleni përballë dhe do të jepni përshtypjet tuaja se si e shihni fermerin përballë. Keni të drejtë edhe të replikoni, kundërshtoni për përshtypjen që jepet për ju. Dyshet e zbërthimit do të jenë:
Çiljeta-Xhensila
Flori-Baby G
Ditea-Renis
Dijonis-Robert
Cila dyshe mendon se është gati, mund të filloj që tani. Kjo sprovë duhet të mbarojë sonte”, lexoi Xhensila në zarfin e dërguar nga Agai. /vizionplus.tv