“SHBA e përkushtuar për Kosovën”, Kurti flet për takimin me shefin e CIA-s në Prishtinë

2 weeks ago 42
Reklamë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot për takimin që pati javën e kaluar me drejtorin e CIA-s, Ëilliam Burns, në Prishtinë.

Kryeministri Kurti theksoi se takimi ka shkuar mirë, ndërsa shtoi se vizita e tij në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë dhe paqen në Kosovë.

“Takimi ka shkuar shumë mirë dhe natyrisht që ne kemi bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe me këtë institucion tejet të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë para së gjithash nëpërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Unë e falënderoj shefin e CIA-s William Burns, i cili vizitoi vendin tonë dhe kjo është edhe një dëshmi tjetër e përkushtimit dhe kujdesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë edhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për Republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe të paqes dhe stabilitetit e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, tha Kurti.

Vizita e Burns në prishtinë pasoi deklaratat e ambasadorit Hovenier  se adminstrata amerikane ishte sfiduar nga disa veprime të ndërmarra nga qeveria e Kosovës.

SHBA dhe vendet e Bashkimit Evropian kanë kritikuar veprimet e ndërmarra së fundi nga qeveria Kurti për urën mbi lumin ibër në mitrovicë, të cilat janë konsideruar si të njëanshme dhe të pakoordinuara./vizionplus.tv

Read Entire Article