SHBA: Jemi të shqetësuar për sulmin e Hezbollahut ndaj Izraelit, dëshmi e rrezikshmërisë së organizatave terroriste

1 month ago 17

Shtetet e Bashkuara kanë reaguar lidhur me situatën e krijuar në Lindjen e Mesme, duke theksuar se janë thellësisht të shqetësuara nga raportet për një sulm raketor të Hezbollahut që synon agjencinë e inteligjencës izraelite, por vazhdojnë të besojnë se një zgjidhje diplomatike mund të çojë në një ulje të tensioneve në kufirin Liban-Izrael.

“Thellësisht i shqetësuar”, tha sot zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby. “Përsëri prova se Izraeli përballet me një kërcënim legjitim nga një organizatë terroriste e mbështetur nga Irani.”

Lexo edhe :

Related Posts

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.

“Asnjë shtet nuk duhet të detyrohet të jetojë me këto kërcënime pikërisht në anën tjetër të kufirit, pikërisht në vendin fqinj.”

Nga ana tjetër, sulmet izraelit kanë shënuar bilancin më të lartë të viktimave në Liban që nga viti 2006./vizionplus.tv

Read Entire Article