SHBA njofton planet për ndërtimin e një porti të përkohshëm në Rripin e Gazës

6 months ago 18
Reklamë

Kjo është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për krijimin e një rrugë detare të dërgimit të ushqimit dhe ndihmave të tjera, ndërsa zyrtarë të OKB-së dhe Shteteve të Bashkuara paralajmërojnë se civilët palestinezë, të bllokuar nga lufta Izrael-Hamas, së shpejti mund të vuajnë nga uria.

“Kam udhëzuar ushtrinë amerikane të udhëheqë një mision emergjent për të krijuar një port të përkohshme në Mesdhe në bregdetin e Gazës, ku mund të ankorohen anije të mëdha që transportojnë ushqim, ujë dhe ilaçe. Asnjë çizme (ushtarë) amerikane nuk do të jetë në tokë. Një port i përkohshëm do të mundësonte një rritje masive të sasisë së ndihmës humanitare që hyn në Gaza çdo ditë.”

Njoftimi sinjalizon thellimin e mëtejshëm të përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në konflikt dhe përshkallëzimin e tensioneve dhe luftimeve në rajon. Kjo gjithashtu është një shenjë se administrata e Presidentit Biden po përdor një zgjidhje të pazakontë për të dërguar ndihma për 2.3 milionë banorët e Gazës, ndërsa merret me kufizimet që aleati i Shteteve të Bashkuara, Izraeli ka vendosur mbi dërgesat e ndihmave tokësore, dhe me kritikat në rritje ndaj vetë Uashingtonit për mënyrën se si po trajtohet ky konflikt.

Read Entire Article