Shehi: SPAK ka nevojë për kohë, ka mbështetjen e një pjesë të opozitës.

2 months ago 31

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për situatën politike por dhe për drejtësinë.

Siaps tij një pjesë e opozitës e ka mbështetur dhe e mbështet SPAK-un, por ka ardhur koha të kemi rezultate.

Pjesë nga biseda:

Shehi: Këtu ju duhet dhënë kohë. Kam shpresën që do e mbështesin dhe ndërkombëtarët.

Muça: Po tregojnë se po i qendrojnë nga mbrapa.

Shehi: Megjithatë duhet të ketë dhe një rezultat, jo vetëm hap hetimet. Zhurma është bërë e madhe por produkti nuk është. Ju thatë zoti Ahmetaj, por ai ka ikur.

Borakaj: Ka ikur dhe ësktë kthyer në akuzues.

Koçi: E ka marrë opozita në mbrojtje.

Shehi: Nuk qenë të zot. Është faji i prokurorëve, policisë, qeverisë që ju fishkëllen ke veshi. Nuk është se ikën vetë. Kjo tregon se sistemi nuk funksionon. Gjithsesi mbështetjen tonë e ka patur. Por duhet rezultat. Ato nuk janë fushatë. Ato janë punë. /Vizion Plus/

Read Entire Article