Sherr me fqinjët, 420 mijë euro gjobë për Jens Lehmann

8 months ago 30
Reklamë

Ish-portieri gjerman Jens Lehmann u gjobit nga një gjykatë në Starnberg pas një konflikti me fqinjët e tij. mediat gjermane raportojnë se pas një konflikti me fqinjët, Lehmann ka marrë motosharrën dhe është ngjitur në çati duke e dëmtuar atë.

Fqinjët njoftuan menjëherë policinë, e cila kreu veprimet proceduriale.

Me vendim të gjykatës, ai tashmë duhet të paguajë një gjobë prej 420 mijë eurosh.

Lehmann, sot 54 vjeç, ka veshur fanellat e klubeve si Schalke 04, Borussia Dortmund, Milan, Arsenal dhe Stuttgart. /vizionplus.tv

Read Entire Article