Një 20-vjeçar është arrestuar në Mat, pasi akuiozhet se ka dhunuar xhaxhanë e tij, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.
Uniformat blu bëjnë me dije se sherri mes xhaxhait dhe nipi ndodhi mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Drita, ku për motive të dobëta, 20-vjeçar dhunoi xhaxhain e tij shtetasin P.K., 58 vjeç.
Gjatë kontrollit të banesës së 20-vjeçarit, iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/