Sherr në Shkodër, plagoset një person

5 months ago 25

Një person ka mbetur i plagosur në Shkodër. Ai ka mbërritur në spital i lënduar dhe po merr ndihmën e nevojshme nga mjekët.

Dyshimet e para janë se ai është goditur me sende të forta pas një konflikti.

I plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale Vladimir Bruci, teksa ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus”.

“Rreth orës 14:40, në lagjen “Partizani”, dyshohet se gjatë një konflikti, është dëmtuar me sende të forta, në kokë, shtetasi V. B., 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article