Sherr për makinën, polici u vra me plumb në kokë, Panganika jep detajet e ngjarjes së rëndë

4 months ago 26
Reklamë

Drejtori i Policisë së Fierit Lorenc Panganika ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që tronditi mesditën e kësaj të hëne qytetin e Fierit.

Sot rreth orës 13:00 u vra me armë zjarri efektivi Novruz Cenalia. Autor i ngjarjes është Azgan Mernica, i cili është në arrati.

Lexo edhe :

Related Posts

Policia po punon për kapjen e tij, ndërsa drejtori i policisë së Fierit Lorenc Panganika i bën thirrje familjarëve të autorit që të vetëdorëzohet në polici.

Panganika thotë se pista kryesore e ngjarjes është ajo e konfliktit të çastit, teksa sqaron se vrasja nuk ka lidhje me çështje  hasmërie. Më tej ai thotë se policia po punon për kapjen e autorit, teksa bën me dije se është gjetur makina e autorit.

Lorenc Panganika: Rreth orës 13:20 policia ka marrë njoftim për një ngjarje të rëndë. Fillimisht është marrë për të shtëna me armë dhe të plagosur, pas verifikimeve rezulton se ishte plagosur me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë Novruz Cenalia, i cili shërbente në policinë e Fierit prej katër vitesh dhe në Forcat Shqiponja prej afro dy vitesh. Autori është Azgan Mernica…përfitoj nga rasti ti bëj thirrje familjarëve të autorit të vetëdorëzohet pasi veprimi i policisë do të jetë i aspër.. Aktualisht pista kryesore është për motive të çastit nuk ka lidhje për motive hasmërie, ka qenë konflikt i çastit, makina e autorit është gjetur.

Ndërkohë burime për Vizion Plus bëjnë me dije se viktima ka qënë turni i dytë sot, dhe se momentin e vrasjes ai ishte duke shkuar në punë.

Viktima me autorin i kanë fshatrat afër. Shkak i vrasjes sipas burimeve të deritanishme duket se ka qenë një konflikt i çastit mes viktimës dhe autorit për vendin e makinës. Ata kanë debatuar për kalimin në rrugë, pasi rrugët në fshat janë të ngushta.

Autori e ka qëlluar efektivin e policisë në kokë me një plumb. Më pas ai ka lënë makinën te shtëpia e dajës dhe ka ikur nepër ara.

Policia vijon kontrollet me dron.Policia e Fierit ofron 30 mijë euro shpërblim lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Baltëz, ku mbeti i vrarë efektivi Novruz Cenalia.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj”, thotë policia.

Gjithashtu mësohet se vëllai i autorit, Kiri Mernica ndodhet ne burg, raporton Vizion Plus.

Ndërsa babai i policit të ndjerë kur ka qënë në punë vite më pare ka patur një situatë, por pa përgjegjësi penale. Aktualisht ai punon nën oficer te salla operative./vizionplus.tv/

Read Entire Article