Sherri për pronën në Lushnjë, ndërron jetë i moshuari, vëllai e qëlloi me plumb në kokë

6 months ago 29
Reklamë

Ka ndërruar jetë i moshuari Haziz Musai, i cili u qëllua me armë zjarri nga vëllai i tij Nazif Musai sot në Lushnjë. I ndjeri kishte marrë plumb në kokë dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Duke qenë se ende nuk kanë ardhur familjarët, procedura e kërkon të mbahet dy orë në spitalin e Traumës në pritje të familjarëve e më pas do të dërgohet në morg.

Lexo edhe :

Related Posts

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit në rrugën kryesore të fshatit. Fillimisht dy vëllezërit  Nazif dhe Hazis Musa janë konfliktuar me sende të forta dhe më pas sherri ka agravuar deri në përdorimin e armëve.

Fillimisht Hazis Musaj ka goditur me sëpatë e më pas vëllai tjeter,  Nazifi i është përgjigjur me armë tip pistoletë. Hazisi ka marrë një plumb në ballë.

Nazif Musaj ka deklaruar se vëllai i vogël e ka goditur disa herë, duke e vënë poshtë, kështu ai u detyrua të nxirrte armën dhe ta gjuante. Sipas dëshmisë, ai donte të vriste dhe veten, por e pa që vëllai ishte gjallë dhe nuk e bëri këtë veprim.

“Vëllai më i vogël më goditi disa here duke më vënë poshtë. I gjendur në këto kushte nxora pistoletën dhe e qëllova. Kisha kohë që kisha probleme me të, kisha njoftuar dhe te policin e zonës. Pasi e qëllova me pistoletë doja të vrisja dhe veten, por e pash qe ai nuk vdiq dhe nuk e bëra këtë veprim”, tha 77-vjeçari. /vizionplus.tv

Read Entire Article