Shfrytëzonin fëmijët për të lypur në zonën e plazhit, procedohen 3 persona në Durrës

4 months ago 5

Tre persona janë proceduar penalisht pasi shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur.

Policia bën me dije se fëmijë janë të moshave 1-3 vjeç dhe prindërit e tyre i detyronin të lypnin në zonën e plazhit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve të vazhdueshme, me qëllime garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar se disa fëmijë shfrytëzoheshin nga prindërit e tyre, për të lypur në zonën e plazhit”, njofton policia.

Tre të proceduarit akuzohen për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit.

Read Entire Article