Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare kryesisht nga orët e mesditës.
Perjashtim bën dita e Hënë ku moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e hera -herës të dendura.
Vranësirat nga orët e mesditës pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet te ulët pergjate Ultësirës Perëndimore e lokalisht mesatar në veri kryesisht në relievet malore, të cilat pritet te jenë ne formën e shtrengatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike lokalisht bresher.
Ne oret e pasdites reshjet e shiut me intensitet te ulet izolohen ne relievet malore ne pjese verilindore te territorit e me pas pritet nderprerja e reshjeve ne te gjithe territorin.
Era parashikohet te jete nga kuadrati i Perendimit me shpejtesi mesatare deri ne 8m/sek, e cila hera-heres pergjate vijes bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtesi deri ne 10-12m/sek. Valëzimi ne dete pritet te jetë i forces 1-2 ballë./vizionplus.tv/