Shisnin drogë në burgun e Trikallas, zbulohen emrat e 6 bashkëpunëtorëve të Olti Dulçes. Mes tyre një vajzë shqiptare

6 months ago 31
Reklamë

Janë zbuluar emrat e 6 personave të tjerë të arrestuar si bashkëpunëtorë në grupin e shqiptarit Olti Dulçe, që kishin si synim futjen dhe më pas tregtimin e drogës brenda burgut të Trikallas.

Ajo që bie në sy është fakti që Dulçe kishte arritur të bënte bashkëpunëtor një të dënuar tjetër grek, i cili shfrytëzonte familjarë të tij për të sjellë drogën të fshehur në çanta e më pas i’a jepte Dulçes.

Në grup 5 persona janë grekë, ndërsa bie në sy edhe përfshirja e një vajze shqiptare. Ata janë i burgosuri Ipokratis Kouluris, 44 vjec, Olga Koulouri, 64 vjec, Eli Koulouri, 41 vjec, Nikolaos Ntats, 50 vjec, Odhiseas Mpakosglou, 29 vjec dhe shqiptarja Doriana Aliu, 33 vjece.

Top Channel

Read Entire Article