Dy shtetas rumunë dhe një italian janë arrestuar nga policia e Vlorës. Sipas njoftimit të policisë, një prej shtetasve rumunë dyshohet se shiste doza droge në festivalin e zhvilluar në Delisuf, ndërsa tjetri mbante armë të ftohtë (përforcues grushti).
Ndërsa 30-vjeçarit italian iu gjetën në automjet, lëndë narkotike kanabis dhe tableta ekstazie.
Në kuadër ë operacionit “Parts 29” u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit rumunë N. S., 26 vjeç dhe I. C., 25 vjeç, dhe shtetasi italian E. A., 30 vjeç. Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin N. S., shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë. Gjithashtu, pasagjerit në këtë automjet, shtetasit I. C., gjatë kontrollit iu gjet një armë e ftohtë (përforcues grushti). Dozat e lëndëve narkotike dhe arma e ftohtë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin E. A., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis dhe tabletat ekstazie, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Një ditë më parë, u vunë në pranga 7 shtetas që vepronin si grup kriminal në këtë festival, për shitjen e dozave të drogave të ndryshme si kokainë, MDMA, ekstazi, LSD dhe kanabis./vizionplus.tv