Shisnin në rrugë fishekzjarrë dhe kapsolla, nën hetim dy persona në Elbasan

9 months ago 47

2 persona janë nën hetim në Elbasan, pasi u kapën nga policia duke shitur lëndë piroteknike në rrugë. 

Policia ka ushtruar kontroll, dhe në lagjet “Emin Matraxhiu” dhe “Brigada 17 Sulmuese” konstatuan dy personat  Sh. B., 25 vjeç dhe L. T., 44 vjeç, të cilët shisnin fishekzjarrë dhe kapsolla, ndërsea fshihnin edhe të ardhurat.

“Gjatë kontrolleve të vazhdueshme në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, konstatuan se në rrugë, në lagjet ‘Emin Matraxhiu’ dhe ‘Brigada 17 Sulmuese’, 2 shtetas shitnin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara dhe se fshiheshin të ardhurat e përfituara nga ky biznes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Top Channel

Read Entire Article