Shiste kokainë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

2 hours ago 17

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili shiste lëndë narkotike në Tiranë.

Në pranga ka rënë shtetasi K. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, bën me dije policia.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 28-vjeçarin, duke qarkulluar me automjet, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Gjatë kontrollit të mjetit dhe të banesës së 28-vjeçarit, u gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë me peshë 250 gram, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i arrestuari pasi siguronte lëndën narkotike në sasi, e ndante atë në doza, të cilat i shiste më pas në zonën e Freskut dhe Xhamllikut./vizionplus.tv

Read Entire Article