Shiste produkte të skaduara, gjobë marketit në Fier, ndëshkohet edhe një subjekt tjetër

8 months ago 34
Reklamë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur dy subjekte në Fier, pasi gjatë kontrolleve rezultuan me probleme.

Subjektet e gjobitura janë një “market” dhe “prodhim, përpunim produkti mish dhe nënproduktet e tij”.

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e subjektit në qytetin e Fierit, ka rezultuar se subjekti ka problematika në plotësimin e dokumentacionit. Ndërsa, nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “market” në qytetin e Korçës, u konstatua tregtim i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese vendosi masat administrative me gjobë në vlerën totale të 400’000 lekëve, si dhe masën bllokim produkti me destinacion asgjësim. /vizionplus.tv

Read Entire Article