Janë gjendur rreth 32.7 kg kanabis në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar në fshatin Plan të Shkodrës.
Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” është zbuluar se kjo sasi i përket një grupi kriminal prej 11 personash të cilët janë identifikuar, ku 5 prej tyre janë vënë nën prangat e policisë.
Deri më tani në fshatin Kir dhe Plan janë asgjësuar në total rreth 10, 274 bimë narkotike në pronësi të këtij grupi.
Vijon puna për të kapur pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel