Shkolla Normale e Elbasanit, kujtohet 115-vjetori i Kongresit që i hapi rrugën arsimit shqip

2 months ago 37

Godina, e cila priti përfaqësues nga të gjitha trevat shqipfolëse për t’u shndërruar më pas në të parën shkollë normale në Elbasan, ka kthyer pas në kohë përmes dokumenteve, fotove dhe artefakteve copëza historie të plot 115 viteve më parë.

Ekspozitë e pagëzuar me emrin “Kongresi i arsimit mbarëkombëtar shqiptar” solli për të pranishmit rrugëtimin historik të shkrimit të gjuhës shqipe dhe momentet kyçe nga Kongresi i Elbasanit.

“Jo rastësish u zgjodh Elbasani, a ka patur tradita në kulturë, më art, në arsim, ne drejtim ekonomik, ne drejtim për lëzivjen kombëtare shqiptare. Por ajo që është e rëndësishme është të ruajmë mësimet e dala nga ky kongres”, tha historiania Zhuljeta Daja.

Ndër të tjera qëllimi i Kongresit të Shkollave Shqipe ishte ruajtja dhe përçimi të gjuhës. Ndaj edhe sot pas një shekulli ky shqetësim mbetet aktual, ndonëse në rrethana krejtësisht të tjera.

“Problemi që dallohet cdo ditë q ëky brez i ri ka një hendek të madh me brezin tonë, për shka se ajo që marrin nga kultura globale sot ka një peshë më të madhe se kultura jonë. E sigurisht kjo përmirësohet duke rritur cilësinë e arsimit, unë do vazhdoj ët them që ne kemi nevojë për një arsim sa më cilësor”, tha gjuhëtarja Teuta Toska.

“Mbase është shoqëria në të cilën jetojmë por gjithesi mësuesit, intelektualët duhet të bëjnë përpjekje për ta ruajtur gjuhën dhe pse jo për ta pasurruar atë”, tha Daja.

Në Elbasan, 115 vjet më parë u mbajt Kongresi ku u vendos hapja e shkollës së parë të mesme shqipe kombëtare, e cila i hapi rrugën shkollimit laik në trevat shqiptare si dhe për përgatitjes së mësuesve që do të punonin në zhvillimin e arsimit kombëtar./vizionplus.tv

Read Entire Article