Shkrihen akujt mes Turqisë dhe Egjiptit, Al Sisi viziton Ankaranë

2 weeks ago 31
Reklamë

Presidenti i Egjiptit Abdel Fatah al Sisi viziton sot Ankaranë pas ftesës së Presidentit turk Rexhep Tayyib Erdogan. Vizita vjen pas marrëdhënieve të ngrira dhe të vështira gjatë 12 viteve të fundit.

Vizita e Al Sisit në Turqi ka rendësi për rajonin dhe balancat e fuqive në Mesdhe pasi Turqi dhe Egjipti ishin në një krizë marrëdhëniesh që prej vitit 2013, ku ushtria mori pushtetin përmes një grushti shteti duke rrëzuar krerët e Vëllazërisë Muslimane.

Në atë kohë, Erdogan  për shkak të raporteve të ngushta të tij me Vëllazërinë Muslimane e quajti Al Sisin “vrasës” dhe që i kishte “duart me gjak”, ndërkohë që Turqia strehoi udhëheësit e larguar nga pushteti.

Shkrirja e raporteve Turqi-Egjipt filloi një vit më parë, ndërsa qeveria atje po kërkon të gjejë zgjidhje për një “shtëpi” të re në rajon për krerët e Vëllazërisë Muslimane në mënyrë që të mos krijohen shqetësime për drejtuesit e Egjiptit. /vizionplus.tv

Read Entire Article