Një person i cili drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike ka shkaktuar aksident dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie private.
Policia njofton se numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan ka shkuar në 116.
“Nuk rregullon shpejtësinë me mjet në qëndra të banuara, humb kontrollin e drejtimit të mjetit, del nga karrexhata dhe si pasojë përfundon në banesë private. Drejtuesi i automjetit me iniciale R.M, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC, si dhe në gjëndje të dehur”, njoftoi policia.
U bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë./vizionplus.tv