Shoferi i taksisë humb kontrollin dhe del nga rruga, dy të lënduar në aksin Korçë-Bilisht

7 months ago 44
Reklamë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Korçë – Bilisht.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Cangonj. Mësohet se një mjet i shërbimit TAXI ka dalë nga rruga.

Sipas policisë së qarkullimit rrugor dyshohet që ky aksident të ketë ndodhur edhe për shkak të pranisë së madhe të ujit në rrugën nacionale pasi që nga orët e para të mëngjesit të sotëm ka patur reshje të shumta shiu shoqëruar edhe me reshje bore.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes./vizionplus.tv

Read Entire Article