Shoferja humb kontollin e mjetit në Bulqizë dhe përfundon në kanal

3 months ago 38
Reklamë

Një automjet tip “Golf” doli nga rruga këtë të mërkurë në aksin nacional Bulqizë – Peshkopi në vendin e quajtur “Ura e Çerenecit”, duke përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Mjeti drejtohej nga një zonjë e cila fatmirësisht ka dalë pa lëndime serioze ndërsa ka marrë asistencën e nevojshme nga ekipi mjekësor i cili mbërriti në vendin e ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Read Entire Article