Avokati mbrojtës i Safet Bajrit, Sokol Tahiraj ka reaguar pas lajmit për shoqërimin e klinetit të tij në polici.
Avokati Tahiraj ka theksuar se klienti i tij është shoqëruar vetëm për një verifikim, dhe nuk është marrë në pyetje për atentatin në Vaun e Dejës pasi nuk ka asnjë lidhje.
“Dua të theksoj se nuk ka lidhje as me atentatin as me shenjestrën e atentatit dhe me asnjë person të perfshire në këtë atentat. E përgënjeshtroj lajmin me qellim mos përbaltjen e emrit të klientit tim”, është shprehur Tahiraj.