Shpallet në kërkim bashkëshorti dhunues në Patos

6 months ago 28
Reklamë

Një 49-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Patosit, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Pas denoncimit në polici për dhunë, bashkëshortja e dhunuar u pajis me urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos shpallën në kërkim shtetasin D. B., 49 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Read Entire Article