Shpërblim financiar medalistëve, Rama: Do të mbështesim më shumë sportistët tanë elitarë

1 week ago 24
Reklamë

Kryeministri Edi Rama priti ekipin e medalistëve të Shqipërisë,  në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Pasi përgëzoi dy mundësit që i dhanë shqipërisë për herë të parë në histori medalje olimpike, kreu i qeverise njoftoi edhe zgjidhjen e çështjes së shpërblimeve për ta sipas ligjit të miratuar nga Qeveria në vitin 2021.

Rama shprehu gatishmërinë e tij për ta mbështetur edhe më shumë Komitetin Olimpik dhe sportistet tanë elitarë.

“Mora këtu në vend të fjalimit një vendim të Qeverisë Shqipërisë i cili daton në dhjetor të 2021 dhe mbështet në ligjin për sportin të vitit 2017, ku qartësisht synimi ishte që ta çonim në një nivel tjetër mbështetjen për sportistët dhe që të krijonim një klimë tjetër shumë më të favorshme për të gjithë ata që duan të zhvillojnë talentin e tyre në sport. Sot ka më shumë se një arsye për të ardhur sidomos kur bëhet fjalë në sportet individuale olimpike ku e them me bindje dhe mbështetur në fakte jo në opinione që Shqipëria ka arritur të krijojë një kuadër mbështetje që është ndër më të sigurtët dhe ndër më tërheqësit në të gjithë rajonin tonë edhe më gjerë për shkak se natyrisht vende të tjera të mëdha e të zhvilluar kanë shumë e shumë disiplina ku shkëlqejnë dhe nuk është se shkëlqejnë në disa lloj sportesh që kanë një audiencë më të vogël”, tha Rama.

Veç shpërblimeve qeveritare që kapin shifrën 5 mln leke të reja për seicilin mundës, sportivëve olimpik Valiev dhe Dudajev iu dhurua edhe nga një banesë në Tiranë nga kryebashkiaku.

Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, ruse të natyralizuar si shqiptare garuan në sportin e mundjes në lojërat olimpike duke fituar seicili medaljen e bronxit./vizionplus.tv

Read Entire Article