Shpërdorimi i ushqimit në fermë, Elsa “përplaset” me Marianën: Duhet të përdorim metodën e riciklimit!

5 months ago 21
Reklamë

Një debat ka nisur në “Ferma Vip”, shkak është bërë shpërdorimi i ushqimeve.

Elsa është shprehur se në shtëpi hedhin shumë ushqime, ndërkohë që mund t’i përdorin në ditën tjetër.

Ndërsa Mariana është shprehur se ka shumë merak ushqimet që janë jashtë frigoriferit.

Pjesë nga biseda:

Mariana: Mishi, peshku dhe veza njeriu helmohet. Unë nuk jam nga ato familjet që kam shumëe lek, përkundrazi unë kursej. Por, kur nuk janë në frigorifer, ruaj shëndetin e të gjithëve ne. Unë hedh ato që janë për tu hedhur. Kanë vezë, prishen, është merak. Sa i përket pijeve që hidhen është faji it ë gjithëve ne.

Flori: Nuk bëhet fjalë për ushqimet që gatuajmë dhe nuk i konsumojmë dhe jemi të detyruar të hedhim. Bëhet fjalë për ushqimet që teprojnë nga darka dhe nuk kemi ku t’i magazinojmë. Frigoriferi është i vogël dhe më shumë ka kos brenda.

Fjoralba: Elsa është një nga ato personat që ka zgjedhur që most a hedhi dhe ka vendosur që ta haj në një vakt tjetër.

Flori: Patjetër, të gjithë ne jemi të predispozuar.

Xhesika: 16 pjata, 16 gojë në një frigorifer është horror. Ja qenka Elsa që po sakrifikon

Elsa: Nuk dua të bëj invetarin se ça mungonte sot nga invetari që nuk ishin të prishura

Mariana: Thuaj emrin

Elsa: Nuk e di kush i hodhi, se pash. Para dy ditësh me Valerin bëm dhallën, nuk kishim shishe. Morëm shishet e ujit dhe mbremë në darkë i lamë për të hedhur sërish dhallën. Metoda e reciklimit do të ishte një metodë shumë e mirë. Po bëhet shumë gabim, duhet të përdorimin reciklimin. Sot në mëngjes nuk i gjetëm më shishet aty. /vizionplus.tv

Read Entire Article