Shpërdoruan detyrën dhe u larguan nga Shqipëria, ekstradohen dy shqiptarët e kapur në Francë

7 months ago 10
Reklamë

Dy shqiptarë që ishin shpallur në kërkim për shpërdorim detyre, janë kapur në Francë dhe u ekstraduan në vendin tonë.

Një nga të ekstraduarit është Kastriot Piroli, 52 vjeç, banues në Kurbin, ish-drejtor i Zyrës së Kadastrës Kurbin. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

I ekstraduari tjetër është një 42-vjeçar I.J banues në Vlorë, ish-punonjës policie. Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, me vendimin e datës 13.12.2020, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ky shtetas akuzohet se gjatë kohës që ka qenë SPZ në njësinë administrative Horë, bashkia Himarë, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka favorizuar shtetas të ndryshëm që ushtronin veprimtarinë kriminale të kultivimit të narkotikëve.

Top Channel

Read Entire Article