Një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq në Mitrovicë të Kosovës, ku si pasojë janë lënduar 13 persona.
Policia e Kosovës thotë se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi, rreth orës 16:30.
13 të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës ku po marrin ndihmë mjekësore.
“Si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi”, tha për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. /vizionplus.tv