Shqipëria 15 vjet në NATO, Begaj dhe Hasani: Ngjarje historike

5 months ago 23
Reklamë

Sot, Shqipëria kujton anëtarësimin zyrtar në NATO, 15 vite më parë.

Më 1 prill të vitit 2009, vendi ynë u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Presidenti Bajram Begaj tha se kjo ngjarje përmbushi një synim strategjik të Shqipërisë.

“Ky anëtarësim realizoi aspiratën e kahershme të popullit shqiptar, duke e kthyer atë te përkatësia e vet perëndimore, e mishëruar që në filozofinë e heroit tonë kombëtar, gjergj kastriotit, si strateg i aleancës së parë politiko-ushtarake me perëndimin”, u shpreh Begaj.

Ndërsa ministri i Jashtëm, Igli Hasani theksoi se edhe pas 15 vitesh, shqipëria vijon të mbështesë paqen dhe vlerat e përbashkëta.

“Pesëmbëdhjetë vjet në NATO: Një rrugëtim angazhimi, solidariteti dhe mbrojtjeje kolektive. Shqipëria mbetet një kontribuues i përkushtuar i NATO-s” u shpreh shkruan ministri Hasani në rrjetet sociale./vizionplus.tv 

Read Entire Article