Shqipëria 15 vjet në NATO, Peleshi: Krenarë që jemi pjesë e Aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë

6 months ago 17
Reklamë

Shipëria shënon këtë vit 15 vjetorin e anëtarësimit në Aleancën më të madhe ushtarake, NATO.

Nga përfaqësia jonë diplomatike në Bruksel, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehu vlerësimin për kontributin që përfaqësuesit tanë kanë dhënë dhe japin çdo ditë, në këtë rrugëtim.

Përms një postimi në Facebook, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në prag të këtij përvjetori shpreh mirënjohje për punën dhe angazhimin e të gjithë përfaqësuesve të Shipërisë në Bruksel për përfaqësimin dhe për promovimin e interesave strategjike dhe kombëtare të vendit tonë.

“Mirënjohje për punën dhe angazhimin e të gjithë përfaqësuesve tanë në Bruksel dhe në gjithë hapësirën e NATO-s për përfaqësimin dhe për promovimin e interesave tona strategjike dhe kombëtare. Krenarë që prej 15 vitesh jemi pjesë e Aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë, si një aleat i denjë dhe i besueshëm! Rrugëtimi ynë në NATO, dëshmi e përkushtimit të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta, sigurisë dhe paqes globale”, shkruan Peleshi në Facebook.

Blerim Çaka, këshilltar për Politikën e Mbrojtjes, thotë se janë në komunikim dhe bashkëpunim të përditshëm dhe të ngushtë me 31 aleatët dhe partnerët për jetësimin e konceptit të ri strategjik të NATO-s.

Përfaqësuesi ushtarak i Republikës së Shqipërisë në NATO, gjeneral brigade Ilir Pujo thotë se pjesa ushtarake është zëri dhe figura e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që përfaqëson vendin tonë në forumet e NATO-s, në komitete ushtarake, nënkomitete, grupe pune dhe borde të ndryshme.

Sipas Kolonel Leonard Kollçaku, zv/përfaqësuesi ushtarak i RSH në NATO, “detyra parësore e stafit ushtarak është përgatitja e këshillimit sa më të mirë ushtarak për autoritetet vendimmarrëse në Tiranë dhe në Këshillin e Atlantikut të Veriut në përputhje me interesat tona kombëtare të shprehura në dokumentet strategjike”.

Read Entire Article