“Shqipëria aleate dijnitoze në NATO”, Peleshi: Do të dyfishojmë pagat për efektivët e Forcave të Armatosura në KFOR

5 months ago 17
Reklamë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dje se Shqipëria do të dyfishojë pagat për efektivët e Forcave të Armatosura në misionin e KFOR në Kosovë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri thotë se angazhimi dhe përkushtimi i efektivëve të Shqipërisë në 8 misione ndërkombëtare të rëndësishme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit rajonal, është thelbësor.

Postimi i plotë:
Angazhimi dhe përkushtimi i efektivëve tanë në 8 misione ndërkombëtare të rëndësishme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit rajonal është thelbësor. Dyfishimi i pagave për efektivët e Forcave të Armatosura në misionin e #KFOR në Kosovë tregon qartë angazhimin tonë për të vlerësuar punën e tyre në mënyrë të drejtë. Vazhdojmë të punojmë për të siguruar një rritje të përgjithshme të pagës për të gjithë personelin tonë në misione.
Shqipëria, eksportuese e paqes dhe aleate dinjitoze në NATO. /vizionplus.tv

Read Entire Article