“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit”, ministri Hasani: Kërcënim për sigurinë në Lindjen e Mesme

5 months ago 23
Reklamë

Shqipëria ka dënuar ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, përmes një reagimi në platformën “X” deklaron se ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit në Lindjen e Mesme.

Lexo edhe :

Related Posts

Ministri Hasani i kërkon shqiptarëve në këtë rajon që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme.

Këshillojmë shqiptarët në këtë rajon, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”, shkruan ministri Hasani.

Albania strongly condemns Iran’s attack on Israel.

This escalation is a grave threat to the security of Israel and the entire region. It risks bringing greater instability and devastation across the Middle East.

Albanians in the region are advised to follow the instructions…

— Igli Hasani (@IgliHasani) April 14, 2024

Mbrëmjen mes 13 dhe 14 prillit, Irani sulmoi Izraelin me dronë dhe raketa, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri, më 1 prill.

Ndonëse Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.

Izraeli tha se rreth 300 dronë dhe raketa u hodhën nga Irani, ndërsa disa të tjera edhe nga Iraku dhe Jemeni.

Forca e Mbrojtjes e Izraelit tha se 99% e tyre u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite./vizionplus.tv

Read Entire Article